Kjo është gjendja shëndetësore e personit që u plagos dje në Skenderaj

Ngjarja e djeshme e plagosjes së personit me inicialet F. S. 35 vjeçar në qytetin e SKenderajt ka tronditur drenicasit. Kjo ngjarje ndodhi pasditën e djeshme në orën 15 e 23 minuta ku personi në fjalë u plagos nga një 45 vjeçar, tranmseton Drenica Press.
Sipas burimeve të sigurta të portalit Drenica Press, personi që u plagos mori katër plumba në trup, por për fat të mirë tani është jashtë rrezikut për jetë, ndërkaq personi që ka gjuajtur në të tashmë arrestuar nga policia e Kosovës.
Lidhur për këtë ngjarje zëdhënsi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicë thotë” Ngjarja fillimisht ishte raportuar për një person të plagosur. Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se i plagosur kishte mbetur viktima F. S. 35 vjeçar, të cilit ndihma e parë i ishte dhënë në QKMF Skenderaj, ku më pas është transferuar për në QKU.
Lexo edheArrestohet një person për aksionin e VV-së te shtëpia e Kadri Veselit në Mitrovicë
Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar një person në cilësi të të dyshuarit S. H. 45 vjeçar, ndërsa në cilësi të provave materiale te personi i dyshuar janë konfiskuar: një pistoletë, 18 fishekë, si dhe një gëzhojë. Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të ngjarjes sipas prokurorit kompetent rasti po hetohet si vepër penale ‘vrasje në tentativë’. /drenicapress/














