BallinaLajmeKjo është gjendja shëndetësore e mësueses së therur me thikë

Kjo është gjendja shëndetësore e mësueses së therur me thikë

Të ngjajshme

F1 anulon dy garat që zhvillohen në Lindjen e Mesme

Garat e Çmimit të Madh të Bahreinit dhe Arabisë...

10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-të

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, feston sot ditëlindjen...

Gjendja shëndetësore e një mësueseje të shkollës ‘7 Marsi’ në Prishtinë, pasi u godit sot me thikë nga një prind, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Kjo është bërë e ditur nga mjekët në QKUK, sipas së cilëve, gjendja e mësueses së therur me thikë ka qenë e rëndë kur është sjellë për trajtim në këtë institucion shëndetësor.

“Rreth orës 10:18 e kemi pranuar një paciente me inicialet V.N, e lindur në 1969, e cila ka pasur lëndime në abdomen. Gjendja momentale e pacientes është stabile dhe janë bërë të gjitha ekzaminimet e mundshme. Terapia është dhënë dhe tani pranohet në kirurgjinë abdominale”, tha Dafina Basholli, specialiste e mjekësisë emergjente.

Ndryshe, mësuesja e shkollës “7 Marsi” është therur me thikë gjatë përleshjes fizike me një prind të një nxënësi, i cili më pas është arrestuar nga policia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz