back to top
Friday, October 17, 2025
BallinaLajmeKjo është gjendja shëndetësore e dy të plagosurve në Pejë

Kjo është gjendja shëndetësore e dy të plagosurve në Pejë

Të ngjajshme

Shkurte Fejza me “Mora fjalë” çon në këmbë Tiranën

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza është ngjitur në skenë...

Gucati: Gjykata Speciale e ka humbur besimin e shqiptarëve

Sot po zhvillohet protesta në Tiranë në mbështetje të...

Kjo është gjendja shëndetësore e dy të plagosurve në Pejë

Një incident ka ndodhur sot rreth orës 16:10, pranë...

Edi Rama publikon pamje me dron nga protesta: Zemra mal

Kryeministri i Shqipërisë. Edi Rama ka publikuar pamje me...

Një incident ka ndodhur sot rreth orës 16:10, pranë Gjykatës Themelore në Pejë.

Dy persona u plagosën si pasojë e të shtënave me armë zjarri, që i shkaktoi një i dyshuar.

Ky i fundit, pak çaste pasi kreu krimin, u arrestua nga njësitet policore.

Burimet e IndeksOnline kanë pohuar se dy të plagosurit aktualisht gjenden në sallën e operacionit, ndërsa gjendja e njërit nga të plagosurve është më e rëndë.

Nga ana tjetër, rreth rastit ka ndarë detaje edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Një person ka gjuajtur me armë zjarri afër Gjykatës. Nga të shtënat e armës së zjarrit janë lënduar rëndë dy persona, të cilët sipas informatave janë në gjendje të rëndë.

Policia e Kosovës ka qenë efikase ku menjëherë në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar. Aktualisht po kryhen veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, nga njësitet relevante” deklaroi Nikçi për IndeksOnline.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz