BallinaLajmeKjo është gjendja shëndetësore e Albin Kurtit

Kjo është gjendja shëndetësore e Albin Kurtit

Të ngjajshme

Aksident në Lipjan, lëndohet një i mitur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Kërcënon familjarët dhe kapet me armë në veturë, arrestohet gjilanasi

Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se...

Komoran: Policia arreston të dyshuarin për vjedhjen e 147 eurove dhe cigareve

Në Komoran, të komunës së Drenasit, më 19.03.2026 rreth...

Netanyahu pranon të “pezullojë” sulmet ndaj fushave të gazit në Iran pas kërkesës së Trumpit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbajti një konferencë për shtyp...

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator me BE-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar...

Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do t’i duhet që të qëndrojë deri nesër në kujdesin Intensiv pranë Klinikës Infektive. Ai u pranua në spital me vështirësi në frymëmarrje të martën, derisa mjekët thonë se gjendja e tij po shkon duke u përmirësuar.

Albin Kurti po qëndron i shtrirë në Intensivë tash e tri ditë, pas disa komplikimeve shëndetësore që i janë shfaqur.

Për gjendjen e Kurtit, ka dhënë detaje mjeku i cili po merret me trajtimin e shëndetit të tij. Ai ka treguar se gjendja shëndetësore e Albin Kurtit është duke u përmirësuar.
Drejtori i Infektivës, Hamdi Ramadani, tha se Kurti u pranua në spital të martën rreth orës 10:00 të mëngjesit. Sipas tij, fillimisht ekzistonin dyshimet se kreu i VV-së, ishte prekur nga gripi sezonal

“Ai është pranuar në Klinikën Infektive të martën rreth orës 10:00 të  paradites me një gjendje klinike të rëndë. Ka pasur ftohje që ne e quajmë mushkërore. Kemi pas edhe dyshime se bëhet fjalë për sëmundjen epidemike të gripit dhe influencës”, ka thënë Ramadani për Express.

“Për fat të mirë që nga mesdita e deri më sot gjendja e tij është përmirësuar. Më nuk ka nevojë për frymëmarrje artificiale. Sëmundja është në regresion. Analiza është në përmirësim. Do t’ia bëjmë edhe disa incizime”.

Ndryshe, bashkë me Kurtin në Intensivë janë edhe katër pacientë të tjerë që po trajtohen. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz