back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëKjo është gjendja shëndetësore e 11 nxënësve që u bënë për spital...

Kjo është gjendja shëndetësore e 11 nxënësve që u bënë për spital në Mitrovicë

Të ngjajshme

Graçanicë: I dyshuari mashtron të miturin, i merr 1485 euro

Në Graçanicë, dje më 09 dhjetor 2025, një grua...

Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali

Një 16-vjeçare raportohet të jetë zhdukur, në Hajvali. Rastin në...

Lamine Yamal ishte i pakënaqur me zëvendësimin, Hansi Flick: Është i ri…!

Skuadra e Barcelonës mbrëmë shënoi fitore të vështirë me...

Sot në një shkollë në Mitrovicë, për shkak të një nxënësi që dyshohet se ka hedhur sprej në klasë, 11 të tjerë janë bërë për spital, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikatë dërguar mediave, policia ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

Nxënësi (i mitur), që dyshohet se e hodhi sprejin është arrestuar, ai  dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

“Arrestimi i të dyshuarit të mitur, nxënës i një shkolle në Mitrovicë, është bërë nga ana e hetuesve policorë, mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara se sot rreth orës 09:30, derisa i dyshuari ndodhej në shkollë brenda në klasën e mësimit kishte hedhur një sasi sprej ku si pasojë (11) njëmbëdhjetë nxënës të kësaj klase kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas tretmanit që kanë marrë në spital, gjendja e tyre është stabile dhe të njëjtit janë liruar për në shtëpi.

“Pas tretmanit të marrë në spital nxënësit janë liruar. Ndërsa në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar spreji të cilin dyshohet se e ka përdorur.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt”, njofton policia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz