back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeKjo është femra që dyshohet se plagosi Vali Corleonen

Kjo është femra që dyshohet se plagosi Vali Corleonen

Të ngjajshme

Mikroplastikat e paketimit të ushqimeve rrisin rrezikun për kancer e depresion

Kërkime të reja nga shkencëtarët austriakë sugjerojnë se mikroplastika...

Për shtatë muaj 13 mijë aksidente me 58 të vdekur

Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë. Aksidentet...

Të shtëna me armë zjarri pati në orët e para të mëngjesit në Gjilan.
Si pasojë e këtyre të shtënave, i plagosur mbeti Princ Vali Corleone.

Policia e Kosovë ka konfirmuar rastin në fjalë, derisa është theksuar se në lidhje me këtë rast është arrestuar një femër, 22 vjeçare e cila dyshohet se ka shkrepur armë në në këtë rast.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se e dyshuara në këtë rast Anita Syla. Madje e njëjta për një kohë të gjatë ka bashkëjetuar me viktimën në këtë rast.

A.S, 22 vjeçarja e cila për media ishte bërë e njohur nga bashkëjetesa me Vali Corleonen, shpesh herë kishte ndarë pamje edhe nga shtëpia e viktimës.

Duhet përkujtuar që ajo ishte bërë mjaft e njohur në rrjetet sociale, pikërisht me publikimin shpesh herë të video-ve ku shihej edhe Vali. Madje njëherë ajo kishte publikuar edhe një video ku kërcënonte një nga vajzat e showbizit shqiptarë.

Nga rasti i mbrëmshëm, Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë dhe 40 fishekë.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ngritet Kallëzim Penal për “Vrasje në tentativë” dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë, teksa Policia e Kosovës është duke hetuar rrethanat e incidentit.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.

Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz