Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Majac të Podujevë.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se një mashkull është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua dyshohet se ka mbetur e plagosur.
Sipas të njëjtave burime, e dyshuara pas aktit ka kërcënuar me vetëvrasje, ndërkohë që në vendin e ngjarjes pritet ndërhyrja e Njësisë Speciale (FIT).
IndeksOnline ka mësuar se e dyshuara është Ardita Gashi rreth moshës 30-vjeçare, e cila pas ndërhyrjes së policisë është gjetur e plagosur në kokë.
Gashi dyshohet të ketë pasur kontakte me viktimën.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë lidhur me rastin.