BallinaLajmeKjo është dita kur mund të mbahet seanca e jashtëzakonshme

Kjo është dita kur mund të mbahet seanca e jashtëzakonshme

Të ngjajshme

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Kaderi vishet me fustan të ngushtë, ky detaj merr gjithë vëmendjen

Ish-barorja e Big Brother Vip Kosova, Kader Kicaj po...

Unitedi është i gatshëm t’i shpenzojë 100 milionë euro për yllin e Barçës

Barcelona ka punuar me një skuadër relativisht të shkurtër...

Gazeta Blic merr vesh se Lidhja Demokratike e Kosovës menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë, do të filloj me mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku pikë e vetme e rendit të dotës do të jetë votimi i Qeverisë së re.

Një zyrtar i lartë i LDK-së i ka thënë Gazetës Blic në kushte anonimiteti se nesër deri në ora 14 e 30 duhet t’i japin nënshkrimet e tyre deputetët, për thirrjen e senacës së jashtëzakonshme.

”Na është thënë se nesër deri në ora 14 e 30 deputetët duhet t’i japin nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme”, tha ky deputet i LDK-së në kushte anonimiteti.

Por, kur do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së re?

Burime të Gazeta Blic kanë theksur se me gjasë këtë javë mund të votohet qeveria e re LDK-AAK-Nisma.

Madje, dita e shtunë është përmendur si dita kur mund të votohet qeveria e re.

”Nëse LDK merret vesh me partnerët qeverisës dhe nuk ka ndonjë problem, atëherë më së largu të shtunën mund të votohet qeveria e re”, tha ky burim.

Madje, ky burim ka theksuar se ora 16:00 e ditës së shtunë po përmendet si koha më e mundshme e mbajtjes së seancës ku pritet të votohet qeveria.

Zyrtarisht askush nga LDK nuk ka dashur të flas as për emrin e kandidatit për kryeministër e as për seancën e jashtëzakonshme.

Për nesër LDK ka paralajmëruar mbledhje të Kryesisë nga ora 10:00.

Nga ora 10:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së partisë. Aty do të flitet për Qeverinë e re dhe përfundimisht do të vendoset për emrin e kandidatit për kryeministër”, tha ky burim i Gazeta Blic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz