back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaShowBizKjo është dhurata “modeste” që aktorja preferon për fundvit

Kjo është dhurata “modeste” që aktorja preferon për fundvit

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Aktorja Blake Lively ka zbuluar se çfarë dhurate i pëlqen t’u bëjë miqve të saj kohët e fundit, një lojë Mahjong, seti i së cilës kushton 400 dollarë (340 euro).

Në një intervistë për Vogue, aktorja 38-vjeçare zbuloi se dhurata e saj e preferuar është bërë një set Mahjong, transmeton Indeksonline.

Çmimi i seteve të tilla varion nga 350 deri në 400 dollarë. “U kam mësuar miqve të mi si të luajnë Mahjong, megjithëse duhet të them se nuk jam një mësuese e çertifikuar. Por di mjaftueshëm për t’u mësuar miqve të mi si të luajnë me mua, dhe gjithmonë përfundoj duke u dhënë atyre setin tim sepse janë të fiksuar”, tha Lively.

Ndjekësit në rrjete menjëherë filluan të komentonin mbi çmimin dhe vlerën e dhuratës. “400 dollarë për një set Mahjong?! Kjo është çmenduri”, komentoi një përdorues i Reddit. Të tjerë ranë dakord se “sigurisht që ka sete më të lira”, por gjithashtu se do të jepnin dhurata me këtë vlerë vetëm “për raste të veçanta”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz