Hekuran Kryeziu pritet të largohet nga Luzerni gjatë kësaj vere, shkruan zeri.info.
Futbollisti kosovar i ka bërë valixhet gati dhe po planifikon të ndërrojë mjedis.
Por, përfaqësuesi kosovar nuk e ka ndërmend të largohet nga Zvicra.
Sipas medieve helvetike, Kryeziu do t’i bashkohet pas përfundimit të sezonit gjigantit zviceran Zurichut.
Kryeziu është njëri prej mesfushorëve më kualitativë në futbollin zviceran viteve të fundit dhe ai ka zgjuar interesim edhe nga klubet italiane, respektivisht Lazio.
Sidoqoftë, sipas të gjitha gjasave 25-vjeçari do të përfundojë në Zurich.
Ai është lënduar së fundmi në San Gallen, ndërsa më parë nuk i kishte ndodhur me vite të tëra.
Duhet cekur se kontrata me Luzernin futbollistit i skadon në fund të këtij sezoni dhe ai nuk e ka ndërmend të qëndrojë më aty.
Lojtari nuk ka dashur ta komentojë situatën aktuale, ndërsa përgjigje për këtë rast nuk ka dhënë as drejtori sportiv i Luzernit Remo Meyer, i cili ka thënë se për këtë rast do të flasë dikur më vonë, kur të vijë koha. /Zëri/