Kjo do të jetë pamja për festën e kampionëve
BILLI

Lexo edheLladrovci: “Parashikimi im për finale ishte 5:0, nuk e qëllova për një gol”

Feronikeli sot feston titullin e kampionit të Kosovës në futboll, gjithashtu edhe DigitAlb Kupën e Kosovës, me një ceremoni fantastike që është paraparë të fillojë prej orës 20:00.
Festë e menduar deri në detajin e fundit, do të mbretërojë në sheshin “Fehmi Lladrovci”, për nderë të kampionëve të Kosovës.
Ftojmë të gjithë fansat e Feronikelit, qytetarët e Drenasit dhe të gjitha viseve tjera të Kosovës e anë e mbanë, që të bashkohen me ne në festën për kampionët.
Për argëtimin e të pranishmëve, do të përkujdesen edhe këngëtarët: Blero, Hekuran Krasniqi, Vjosa Emini, Xhezair Elezi (Xheza).
Lexo edheLladrovci: “Parashikimi im për finale ishte 5:0, nuk e qëllova për një gol”
Në skenë do të jenë edhe kampionët e Kosovës, së bashku me trofetë e fituar, prandaj mos hezitoni ti bashkoheni festës me ne.

