BallinaRegjionaleMitrovicëKjo bukuroshe emërohet Drejtoreshë Rajonale e Policisë në Mitrovicë

Kjo bukuroshe emërohet Drejtoreshë Rajonale e Policisë në Mitrovicë

Të ngjajshme

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Rruga Pejë – Kullë – Rozhajë mbetet e pakalueshme për kamionë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga...

Bild: Osmanin e njohën në Kosovë, këtu vetëm pas debutimit me Bayernin!

Erblin Osmani, 16 vjeç, bëri debutimin e tij të...

Qeveria e Kosovës ditë më parë e ka emëruar Drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Nehat Thaqin, i cili deri më tash ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e jugut. Thaqi sot e ka marrë vendimin, ndërsa nesër ia fillon punës.

Emërimi i Kolonel Nehat Thaqit në këtë detyrë mjaftë të rëndësishme, ka lënë të zbrazët pozitën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e jugut.

Burime të portalit Veriu.info nga Policia e Kosovës, bëjnë të ditur se sot pasdite U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Naim Rexha ka marrë vendim që në krye të kësaj detyre do të emërohet një person që e njeh shumë mirë situatën e sigurisë në rajonin e Mitrovicës.

U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm i Polcisë, Naim Rexha, në dakordim me institucionet e sigurisë të Kosovës dhe me mbështetjen e ambasadatorëve të huaj, ka marrë vendim që Afërdita Mikullovcin ta emëroj drejtoreshë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e jugut. Ajo e njeh nga afër gjendjen në terren dhe ka një të kaluar të suksesshme në Policinë e Kosovës”, thotë burimi i Veriu.info nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, Afërdita Mikullovci deri më tash ka qenë zëvendëse e Nehat Thaqit, duke ushtruar kështu detyrën e zëvendësdrejtoreshës në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e jugut.

Afërdita Mikullovci ka raporte shumë të mira me ambasadorin amerikan në Kosovë dhe ka realizuar vizita profesionale në ShBA./Veriu.info.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz