Është arrestuar një person me incialet K.D., 35-vjeçar nga Prishtina.
Sipas njoftimit të policisë, ai ishte në kërkim me urdhëresë gjykate për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Arrestimi është kryer nga njësitet e Stacionit të Policisë Veri në kryeqytet, të cilat gjatë një aksioni policor kanë identifikuar dhe kapur të dyshuarin, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Policisë së Kryeqytetit, i arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, në koordinim me prokurorin e rastit.