Kina s’ka të ndalur, ndërton edhe kopjen e Titanikut

Në Kinë ka filuar ndërtimi i kopjes së anijes Titanik pas më shumë se një shekulli prej kur anija më e famshme tejoqeanike në botë u fundos në Oqeanin Atlantik, raporton AA.
“Titaniku i Ri” i gjatë 269 metra po ndërtohet në qytetin Daying ndërsa për punimet është e angazhuar kompania kineze Qixing Energy Investment të cilën opinioni i atjeshëm e kritikon se dëshiron të përfitojë nga tragjedia më e madhe në historinë moderne të detarisë, në të cilën më 12 prill të vitit 1912, jetën e humbën rreth 1.500 njerëz.
Vlerësohet se projekti kap shifrat prej një miliard juan, gjegjësisht 150 milionë dollarë amerikanë.

Lexo edheBëjeni këtë test për pesë sekonda që të zbuloni se sa të stresuar jeni! (Foto)
Ndërtimi i kopjes së Titanikut është pjesë e zhvlillimit të turizmit, për çka pjesërisht financon edhe autoriteti i komunës së Dayingut.
Sipas planit, “Titaniku i Ri” do të mbetet i ngujuar në lumin Qijiang, dhe do të shërbejë ekskluzivisht si atraksion turistik.














