back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKina dhe Rusia i përfundojnë stërvitjet detare në Japoni

Kina dhe Rusia i përfundojnë stërvitjet detare në Japoni

Të ngjajshme

Marinat e Rusisë dhe Kinës i kanë përfunduar të martën ushtrimet detare pesëditore, duke dëshmuar lidhjet e tyre gjithnjë e më të forta ushtarake përmes stërvitjeve kundër nëndetëseve dhe përmes qitjeve me municion të vërtetë në Detin e Japonisë.

Flota e Paqësorit e Rusisë theksoi se anijet kineze dhe ruse lëvizën së bashku në një formacion të përbashkët gjatë ushtrimeve “Ndërveprimi Detar 2025”, përfshirë një anije të madhe ruse kundër nëndetëseve dhe dy anije shkatërruese kineze.

Po ashtu, në ushtrime morën pjesë edhe nëndetëse me naftë dhe elektrike nga të dyja vendet, si dhe një anije kineze për shpëtimin e nëndetëseve, sipas autoriteteve ruse.

Ushtrimet nisën më 1 gusht me stërvitje pranë Vladivostokut në Lindjen e Largët të Rusisë, para se forcat detare të të dyja vendeve të zhvillonin ushtrime detare në Detin e Japonisë duke filluar nga 3 gushti.

- Advertisement -

Të Fundit