Kim Kardashian ka lënë të gjithë pa fjalë me format e saj bombastike teksa mbërriti në SHBA pas një udhëtimi në Europë me të dashurin e ri, Lewis Hamilton.
Ylli i reality-show, miliarderja 45-vjeçare, dhe piloti britanik i Formula 1, 41 vjeç, njihen prej më shumë se një dekade, por daljet e fundit, përfshirë një arratisje romantike në Cotswolds dhe një qëndrim luksoz 5-yjëshe në Paris tregojnë se mes tyre ka diçka më shumë, transmeton Indeksonline.

Lidhja e tyre mori vëmendje për herë të parë gjatë festës madhështore të Vitit të Ri të Kate Hudson në Aspen vitin e kaluar.

E rikthyer në qytetin e saj të lindjes, Calabasas, të mërkurën, Kardashian dukej gati për pistën e modës, duke tërhequr vëmendjen me një veshje të zezë prej lëkure, ku nxirrte në pah gjoksin gjigant.

Ylli duket se po mundohet të tërheqë vëmendjen e Hamilton, duke treguar dekoltenë e saj.

Sipas burimeve të Daily Mail, Kardashian i ka dhënë edhe një nofkë simpatike yllit të F1, duke i shtuar dyshimet për lidhjen e saj romantike pas ndarjes nga Kanye West në 2021 dhe lidhjes me Pete Davidson./Indeksonline/
