Kim Kardashian zbulon nofkën e ëmbël që i ka vendosur të dashurit të saj, Lewis Hamilton
dp

Lexo edheAdministrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA

Kim Kardashian duket se ka zbuluar nofkën që i ka vënë të dashurit të saj, Lewis Hamilton, në kuadër të romancës së tyre.
Personazhi televiziv 45-vjeçar, e cila së fundmi i dha një puthje në faqe pilotit të Formula 1 në një fotografi të ëmbël, e bëri këtë koment gjatë një vizite për blerje në Target me motrën e saj, Khloe Kardashian, në një video të publikuar të martën në Instagramin e saj.
Dy motrat u filmuan duke ecur në një nga korridoret e dyqanit, ndërsa kërkonin një produkt të caktuar.
“Nuk mendoj se e kanë”, tha Kardashian, teksa mbante në njërën dorë një mikrofon të vogël. “Oh, e kanë!”

Lexo edheAdministrata Trump ashpërson rregullat për vizat, në shënjestër “turizmi i lindjeve” në SHBA
Teksa tregonte drejt një shisheje të Almave, themeluesja e SKIMS pyeti: “A e di kush e prodhon këtë?”
“Bridgerton?”, e pyeti më pas Khloe, çka bëri që Kardashian të përgjigjej: “Po”, duke buzëqeshur.