Kida, kontratë me Sony Music
03·

E ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” për të surprizuar një vajzë që e kishte këngëtare të preferuar, ajo u bë pjesë dhe e një mini-interviste me Arbana Osmanin, ku zbuloi se kishte firmosur ditët e fundit një kontratë të rëndësishme me “Sony Music”.
Këngëtarja tha se po punonte bashkë me ekipin e saj për projektet e reja që do të jenë pjesë e tregut ndërkombëtar, e që mesa duket do të jenë pjesë e planeve me “Sony”-n. Kida pranoi se do të ketë bashkëpunime me artistë të njohur ndërkombëtarë dhe se ky ishte hapi tjetër i madh në karreirë, por që pavarësisht kësaj, do të vazhdonte të këndonte ne shqip

Lexo edheElinel lanson këngën e re me videoklip “Alo”














