back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeKhabib tallet me McGregor: Më jepni 100 milionë dollarë për të rrahur...

Khabib tallet me McGregor: Më jepni 100 milionë dollarë për të rrahur atë idiot?!

Të ngjajshme

​Berisha paraqitet në SPAK, akuzohet për korrupsion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot...

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen në Elbasan dhe Berat

Pak pas mesnatës, dy lëkundje tërmeti me magnitudë 3,9...

Gara për kreun e ri të SPAK, KLP miraton listën me 4 kandidatë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi gjatë mbledhjes së...

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon dita...

Çmimet e larta të qirasë, reperja ka një kërkesë të pazakontë për fansat

Reperja amerikane Cardi B u ka kërkuar falje publikisht...

Khabib Nurmagomedov nuk shfaq interes për një tjetër ndeshje me Conor McGregor, nga e cila do të përfitonte shumë para. Luftëtari i lindur në Dagestan e ofendoi rëndë rivalin e tij irlandez, kur presidenti i UFC-së, Dana White, i propozoi plot 100 milionë dollarë për duelin e revanshit: “Më jepni 100 milionë dollarë për të rrahur përsëri atë idiot?! Unë nuk mendoj se është racionale.”

Nurmagomedov nuk është i motivuar nga paratë dhe tha se, nëse UFC ishte e gatshme t’i paguante atij këtë shumë, do të ishte më mirë që ta jepnin për bamirësi.

“Jam i habitur që njerëzit më kërkojnë të rëndësishëm me të. I bëra çfarë desha, madje e detyrova që të dorëzohej. Si mund të flitet përsëri për një ndeshje tjetër? Të gjithë e panë se çfarë ndodhi në oktagon (kundër McGregorit). E kontrollave luftimin në çdo hap. Tani po flasim për vazhdimin e festës dhe si të fitojmë sa më shumë para.”

I pyetur nga gazetarët se si mund të hiqte dorë nga 100 milionë dollarë, Nurmagomedov u përgjigj: “Nuk kam nevojë për ato para.”

Luftëtari i frikshëm dhe i pamposhtur nga Dagestani po përgatitet të mbrojë titullin kundër Tony Ferguson më 18 prill, në UFC 249.

“Kam një luftë më 18 Prill, një luftë shumë të fortë. Për një muaj e gjysmë jam stërvitur ditë e natë. Ndihem në formë shumë të mirë.”/SS/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz