back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeKGJK-ja nis intervistimin e kandidatëve për gjyqtarë në gjykatat themelore të vendit

KGJK-ja nis intervistimin e kandidatëve për gjyqtarë në gjykatat themelore të vendit

Të ngjajshme

Shpërthim me tritol në Fushë Kuqe, gjenden gëzhoja pranë shtëpisë

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur dje në...

Kosova ka nevojë për shërbim ushtarak – është koha të zgjohemi!

Opinion nga Gani Dreshaj Vëllezër e motra, Kosova jonë është...

Burrat ukrainas të moshës 18-22 vjeç tani lejohen të kalojnë kufirin lirisht

Kryeministrja Yulia Svyrydenko tha se burrat ukrainas të moshës...

Prizren: Policia gjen municion në afërsi të kufirit

Njësia patrulluese e kufirit në Prizren ka gjetur një...

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka filluar sot fazën e intervistimit me gojë për 56 kandidatët që kanë kaluar me sukses testin e parë kualifikues dhe testin me shkrim, për rekrutimin e 20 gjyqtarëve në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.

“Intervistimi përbën një hap kyç në procesin e përzgjedhjes, duke synuar vlerësimin e aftësive profesionale, integritetit dhe përgatitjes së kandidatëve për t’u bërë pjesë e sistemit gjyqësor. KGJK do të sigurojë një proces transparent dhe të drejtë, ku çdo kandidat trajtohet me barazi dhe profesionalizëm” thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Në funksion të garantimit të një procedure të hapur dhe të besueshme, KGJK-ja ka ftuar të gjithë akterët e interesuar për të marrë pjesë në monitorimin e këtij procesi.

Në fazën aktuale ishin të pranishëm përfaqësuesit nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), si dhe aktivistja Flutura Kusari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz