back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeKFOR-i turk patrullon përgjatë vijës kufitare administrative

KFOR-i turk patrullon përgjatë vijës kufitare administrative

Të ngjajshme

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, Nazif Gashi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për...

Aktorja zbulon arsyen, pse u largua nga ekrani?

Gwyneth Paltrow po kthehet në Hollywood me filmin Marty Supreme,...

Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, Nazif Gashi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për...

Aktorja zbulon arsyen, pse u largua nga ekrani?

Gwyneth Paltrow po kthehet në Hollywood me filmin Marty Supreme,...

Ramush Haradinaj: Kosovës i duhet ndryshimi, i duhet një Qeveri nga partitë e mëhershme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njeëherit edhe...

Ushtarët turq, nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale (ORF), kanë kryer aktivitetet e tyre të përditshme përgjatë vijës kufitare administrative dhe në të gjithë Kosovën.

Përmes një njoftimi zyrtar, KFOR-i bë me dije se ushtarët kryen patrullime që synonin të siguronin një prani të dukshme dhe qetësuese në terren, duke rritur njëkohësisht ndërgjegjësimin për situatën.

“Përmes profesionalizmit dhe angazhimit të tyre, ata kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol kyç në misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë” thuhet në njoftim.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz