Të shtunën më 29 dhe të dielen më 30 korrik 2017, KFOR-i, në bashkëpunim me FSK-në, do e realizojnë inspektimin e urës MBJ në Mitrovicë/jug.
Gjatë këtij aktiviteti, ura do të mbyllet dhe qarkullimi i trafikut do të ndërpritet përkohësisht.
Me qëllim të garantimit të lëvizjes, tranziti i automjeteve do të ridrejtohet përmes tunelit. Gjatë këtyre ditëve personeli i PK-së do ta shpallë mbylljen e urës MBJ me njoftime rreth asaj zone dhe përmes mjeteve të informimit KFOR-i bën përpjekje që të ketë ndikim minimal në rrjedhën e trafikut.

