Kampionët në fuqi në futbollin kosovar, KF Feronikeli, fituan derbin me Drenicën këtë vikend, por nuk janë të kënaqur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqëtari i takimit, Bajram Gashi.
Nëpërmjet një njoftimi të shpërndar në faqen e tyre në Facebook, Nikli ka renditur disa pakënaqësi:
Reagimi i Niklit:
Klubi i Feronikeli, me vemendje ka ndjekur zhvillimet pas ndeshjës Drenica – Feronikeli, e zhvilluar me 17. shtator ditë e shtunë në Skënderaj, në kuadër të javës së pestë në Vala-superLigë.
Në ndeshjën Drenica- Feronikeli, gjygjtari kryesor Bajram Gashi, shperndau disa karton të verdh dhe të kuq, ku lojtarët tonë u ndeshkuan me 6-t, të verdh dhe dy të kuq.
Klubi pas ndeshjes ka analizuar situatat diskutabile dhe pas pamjeve televizive dhe analizave të eksperteve për qështjen e referimit dhe nga ajo çfarë u tha në emisionet sportive nga analistet sportiv, u vlersua së diasa nga ato momente e sidomos të kartonet e kuq ishin gabime të medha dhe ngrehin dyshime.
Ne si klub nuk kemi dyshime në punën e gjygjtarve, për ne gjygjtari Bajram Gashi, është njeri nga gjygjtarët më të mirë në SuperLigë, dhe së gabimet janë të mudshme dhe në ato duam të besojmë.
Mirpo ajo çfarë kërkon klubi i Feronikelit, është nga komisioni disiplinorë, që të analizoj në detaje dhe provat që janë nga ndeshja Drenica-Feronikeli, duke përdorur pamjet televizive dhe vlersimet e eksperteve për qeshtje referimi, dhe të vinë në përfundim që gabimet dhe leshimet nga ky takim të përmirsohet deri në masen e lejuar.
Kjo që kërkojmë ne, besojmë që është e ligjshme, duke parë edhe raste të ngjajshme në ligat tjera më të forta në botë, ku jo rrallë hërë gabimet apo leshimet e referve permisohen nga komisionet përkatëse.
Në pajmet televizive nga vlersimi i eksperteve dhe analistve të futbollit u tha që rasti i kartonëve të kuq për dy lojtarër Azem Bejta i Drenicës dhe Blerand Kurtishaj i Feronikelit, është një gabim i gjygjtarit, sepse të dy lojtarët në fjalë patën një fjalosje e cila nuk ishte e nje niveli se sa një qortim nga ana e gjygjtarit.
Rasti i dytë që ne po ashtu kërkojmë nga diciplinori të jetë në maksimum korrekt është i minutës së 80-të, kur në zonën e 16-të metrshit të skuadrës së Drenicës faulohet sulmuesi jonë Mendurim Hoti, dhe gjygjtari pa të drejtë e ndeshkon për simulim me kartonin e dytë të verdh dh pastaj të kuqin, në vend së të akordoj penallti për Feronikelin..
Ky rast u pa edhe në pamjet televizive së nderhyrja e lojtarit të Drenicës ka ekzistu, madje shumë e ashpër në lojtarin tonë Hoti.
Klubi i Feronieklit gjithashtu vlerson së ndeshja ka qënë fer dhe korekte, me një mikpritje sportive nga ana e nikoqirti, me një referim kryesisht të mirë, për veq momenteve të kartonet e kuq që dy skuadrat Drenicën dhe Feronieklin i ka demtuar gabimisht.