KF Drenica ka shënuar fitore në duel me Gjilanin me rezultat minimal 1-0.
Ky duel u përcollë me dhunë të tifozëve mysafirë të cilët së pari goditën sulmuesin e Drenicës, Taulant Dajakun, dhe më pas u përleshën me policinë e Kosovës.
Lidhur me këtë se çfarë ndodhi në stadiumin “Bjaram Aliu”, klubi i Drenicës ka dalë me një komunikatë për media të cilën Gazeta Online DrenicaPress e sjell të plotë për lexuesit e saj:
Komunikatë për media
Pas ndeshjes së xhiros së 21-të të Vala Superligës që ekipi jonë e zhvilloi kunder KF Gjilani ndjejmë obligim të sqarojmë situatën që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes.
Ekipi i Gjilanit arriti në stadium rreth orës 11:30 minuta dhe ne i pritem ata në menyrën më të mirë të mundshme, si gjithëherë skuadra jonë ka pasur raporte shumë të mira me KF Gjilanin. Duam të theksojmë së qysh nga ndeshja me Vllazninë e Pozhoranit në Gjilan, prijesi i tifozerise Gjilanase “Skifterat” njoftoi Drejtorin Sportiv të klubit Tahir Lushtakun se tifo-grupi do të udhëtoj për në Skenderaj. Që nga ajo ditë klubi ka filluar përgatitjet për t’i pritur tifozët e Gjilanit në mënyrën më të mirë të mundshme, ne atyre ua lam biletat me çmim standard sa ishin për tifozët e Skenderajt, mirëpo ata qysh në fillim thyen kordonin duke sulmuar fizikisht sigurimin dhe zyrtarët e klubit tonë të cilët po qëndronin aty dhe tifozët më dhunë u futen në stadium, por ne e minimizuam këtë situatë për të mos krijuar tensione ende pa filluar ndeshja. Tifozëve gjilanas ua siguruam hapësiren në pjesën perëndimore ku ishin të sigurt pasi aty derguam edhe forca të Policisë në menyrë që ata të ndiheshin më të sigurt. Gjithçka shkoi shumë mirë deri në fundin e ndeshjes në sekondat e fundit të takimit ku nga pjesa ku ishin të vendosur tifozëria mysafire , pa dashur të hamëndësojmë së kush ishte personin që gjuajti me shishe pvc, nga e cila u godit futbollisti jonë Taulant Dajaku në këndin e fushës në pjesën perëndimore. Dajaku mbeti i shtrirë në fushë përderisa pati një revoltë të vogël nga shikuesit tanë e cila kaloi shumë shpejtë, mirëpo tifozët gjilanas më
pas u përleshën më policinë, pasi kundershtuan urdhërat e tyre. Ne si klub, ndjejmë keqardhje për çdo gjë që ka ndodhur sepse e tera ishte pa fajin tonë dhe siç shihet në xhirimet televizive ne kemi kontribuar vazhdimisht në qetësimin e situatës dhe asnjë lojtarë ose zyrtarë i KF Gjilanit nuk ka pësuar nga kjo pasi çdo gjë ka qenë në nivel mes futbollistëve dhe zyrtarëve të të dyja ekipeve në fushë. Gjithashtu deshirojmë të cekim faktin se disa portale dhe mediume si KTV dhe Tribuna Cannel, duket se ‘mezi’ kanë pritur që të ndodh diçka dhe të bëjnë propagandë anti- Drenicës, sepse nuk ishte kjo një situatë që u krijua nga KF Drenica dhe gjërat duhet të transmetohen drejt tek opinioni futbolldashës. Krejtësisht në fund edhe një herë ndjejmë keqardhje për Gjilanin FFK-në dhe të gjithë akterët, por ua bëjmë me dije që këto gjëra nuk kanë ndodhur nga KF Drenica përkundrazi ne jemi munduar të bëjmë më të mirën e mundshme në këtë drejtim, andaj shpresojmë që këto gjëra të mos përseriten në asnjë stadium të Kosovës.