KF Drenica njofton për dy përforcime të reja
BILLI

Lexo edheZYRTARE: Feronikeli prezanton sulmuesin që ka shënuar 16 gola së fundi

Drejtuesit e klubit kanë zyrtarizuar sot dy përforcime të reja.
Qëndermbrojtësi i njohur, Edmond Turku, do të jetë përforcimi i radhës i ekipit tonë. Ky përforcim mbyll hapësirat boshe në qendër të mbrojtjes dhe futbollisti i spikatur ishte kerkesë edhe e trajnerit Sejdiu.
Turku ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni të garave, me mundësi të vazhdimit pas stinorit pranveror. Ai njihet si një mbrojtës tejet luftarak dhe me pervojë.

Lexo edheZYRTARE: Feronikeli prezanton sulmuesin që ka shënuar 16 gola së fundi
Ndërkohë, klubi njofton edhe për rikthimin e futbollistit vendor, Muharrem Musa. Mbrojtësi anësor është rikthyer në skuadër për pjesën e mbetur të kampionatit.
Musa është produkt i Shkollës së Futbollit ‘Drenica’.