back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajme“Këtu përfundon komunikimi ynë”, Hamza jep detaje nga takimi i fundit me...

“Këtu përfundon komunikimi ynë”, Hamza jep detaje nga takimi i fundit me Kurtin

Të ngjajshme

Donika Kadaj – VV-së: Po i ofroni Osmanit nënshkrime për formalitet, ky është manipulim

Donika Kadaj, këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar...

Librat që zbuluam përmes muzikës

Në prag të Ditës Botërore të Librit, gazetarët e...

Aurora “godet” Elijonen: Fëmijë i keq!

Ish-banorja e “BBVK”, Aurora Rrusta ka vendosur të “bëhet...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur për komunikimin e fundit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai në Klan Kosova tregoi se ka zhvilluar një bisedë të fundit me Kurtin, në të cilën e ka njoftuar për qëndrimin e tij pas përpjekjeve të deritanishme për bashkëpunim.

Sipas Hamzës, komunikimi mes tyre nuk ka sjellë rezultat konkret, pavarësisht diskutimeve dhe veprimeve që janë ndërmarrë deri më tani.

Ai tha se me këtë bisedë është mbyllur komunikimi mes tyre për këtë çështje, duke ia lënë Kurtit që të vazhdojë përpjekjet për zgjedhjen e presidentit, siç u shpreh, “me të tjerë”.

“Unë e kam informuar sot, në komunikimin tonë sot, të fundit, e kam informuar që kjo çka kemi biseduar deri tani, të gjitha veprimet që i kemi bërë, nuk kanë rezultuar me sukses, këtu përfundon komunikimi ynë, unë të dëshiroj sukses ta zgjedhësh presidentin me të tjerët”, tha Hamza.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz