back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeKëto temperatura na presin në dy ditët e ardhshme

Këto temperatura na presin në dy ditët e ardhshme

Të ngjajshme

22 vjeçari nga Kaçaniku vdiq në Kosovë, pak ditë pasi operoi lukthin në Turqi

Një 22 vjeçar nga Kaçaniku ka ndërruar jetë dje....

Presidentja Osmani niset për në Selinë e Shenjtë, do të takohet me Papën

Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë,...

Po shkëlqen te Trabzoni, presidenti flet për Muçin: Do ta marrim nga Besiktasi, do ta bëjmë…!

Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan ka folur për Ernest...

Milot Rashica pritet të rikthehet si startues te Besiktasi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica pritet të...

Kosova në ditët e ardhshme do të ketë mot të ndryshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 11-13 gradë celsius, teksa ato maksimale 24-29 gradë celsius.

“Ka ndryshuar situata meteorologjike. Fushat me presion të lartë që ishin prezent mbi vendin tonë dalë nga dalë po dobësohen, kështu që priten ndryshime të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz