back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKëto shtete kanë pezulluar udhëtimet për shkak të Covid-19

Këto shtete kanë pezulluar udhëtimet për shkak të Covid-19

Të ngjajshme

Rusia i bën thirrje Polonisë të rihapë kufirin me Bjellorusinë

Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin...

Politologu Osmanaj mbështetë kandidaturën e Arian Tahirit: Prej personave më të ndershëm në politikë

Politologu mitrovicas, Egzon Osmanaj, ka shprehur publikisht mbështetjen e...

Hyseni: Shpejtim Bulliqin do ta mundë mospuna e tij në këto zgjedhje

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar...

Koronavirusi ka paralizuar të gjithë botën. Me rreth 8,000 viktima dhe mbi 200,000 të infektuar, Covid-19 ka detyruar shumë shtete që të marrin masa ekstreme për parandalimin e përhapjes së saj.

Një ndër masat drastike është edhe pezulimi i udhëtimeve dhe mbyllja e kufijve.

Këto janë disa nga shtetet që kanë pezulluar udhëtimet:

Bashkimi Evropian: Udhëheqësit evropianë kanë pezulluar udhëtimet në BE për 30 ditë.

Shtetet e Bashkuara: Udhëtimet nga Britania e Madhe dhe Irlanda janë pezulluar, si dhe nga 26 vendet e BE. Udhëtarët nga Kina dhe Irani në 14 ditët e fundit gjithashtu nuk lejohen të hyjnë.

Australia: Australia kërkon që të gjithë personat që vijnë në vend të vetë-karantinohet për 14 ditë.

Kanada: Hyrja u mohohet njerëzve që nuk janë shtetas kanadezë, qytetarë amerikanë ose banorë të përhershëm.

Kina: Të gjithë shtetasit e huaj që mbërijnë në Pekin duhet të kalojnë një karantinë të detyrueshme 14-ditore në objektet e përcaktuara dhe me koston e tyre. Të ardhurit nga Irani, Italia, Japonia apo Korea e janë subjekt i karantinës për 14 ditë. Shanghai ka renditur 12 vende nga të cilat udhëtarët e mbërritur do të karantinohen për 14 ditë.

Republika Çeke: Vizitorët nga Kina, Koreja e Jugut, Irani, Italia, Spanja, Austria, Gjermania, Zvicra, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Danimarka dhe Franca do të ndalohen. Udhëtimi jashtë vendit në vendet me rrezik të lartë është gjithashtu i ndaluar.

Gjermani: Janë mbyllur kufijtë me Austrinë, Zvicrën, Francën, Luksemburgun dhe Danimarkën.

Hungari: Mbllyje e kufijve për të gjithë shtetasit e huaj

Japoni: Ndaloher hyrja e shtetasve që vijnë nga vendet e prekura kur përfshihen Kina, Koreja e Jugut dhe Italia.

Rusia: Personat që kanë qenë në Kinë, Francë, Gjermani, Korenë e Jugut ose Spanjë dhe që po planifikojnë të qëndrojnë në Moskë duhet të raportojnë vetë pranë autoriteteve dhe të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë.

Koreja e Jugut: Vizitorët që kanë qenë në Provincën Hubei të Kinës në 14 ditët e fundit, nuk u lejohet hyrja në vend.

Spanja: Vendi ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme

Turqia: Ndalohet udhëtimet për në dhe nga 9 vende evropiane: Gjermani, Spanjë, Francë, Austri, Norvegji, Danimarkë, Suedi, Belgjikë dhe Hollandë. Shtetasit e atyre vendeve nuk lejohen të hyjnë në vend.

Të tjera shtete që kanë pezulluar udhëtimet janë Kamboxhia, Cape Verde, Kolumbia, Egjipti, Haiti, Hong Kongu, India, Malajzia, Maroku, Zelanda e Re, Peruja, Filipinet, Arabia Saudite, Sri Lanka, Bolivia, Tajlanda, Vietnami.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz