Këto shprehi ua dëmtojnë veshkat

Veshkat gjenden menjëherë poshtë brinjëve dhe sigurojnë se trupi është i balancuar në të gjitha mënyrat – proces i quajtur hemostaza.
Por filtrimit të gjakut roli i veshkave është absorbimi i mineraleve nga ushqimet që i konsumojmë, lirimi i hormoneve dhe detoksikimi i trupit përmes urinës, transmeton Klan Kosova.Dëmtimi i veshkave ani se nuk ka simptoma të hershme është shumë i serioz dhe i rrezikshëm, e për këtë është mirë që t’i shmangni disa shprehi që ua dëmtojnë veshkat.
Shumë e rëndësishme është që trupi juaj të jetë i hidratuar në mënyrë që funksioni i veshkave të vazhdojë normalisht. Nëse pini ujë pak mund t’i dëmtoni seriozisht veshkat ndërsa konsumimi i bollshëm i ujit zvogëlon infeksionet në traktin urinar.
Ushqimet me sasi të lartë të sodiumit
Ngrënia e ushqimeve me sasi të lartë të sodiumit shton rrezikun e dëmtimit të veshakëve, shtypjen e lartë të gjakut, ënjtë të duarve dhe këmbëve.
Mishi i kuq
Konsumimi i rregullt i mishit të kuq bën veshkat më të prira që të dëmtohen, kjo për arsye të toksinave si nitrogjeni dhe amoniaku që gjendet në mish të kafshëve.

Lexo edhePër të zhdukur aknet ju mjafton vetëm një domate; Të gjitha trajtimet e saj që ndihmojnë lëkurën tuaj
Mbajtja e urinës
Sigurisht se në raste të caktuara ju ka ndodhur që të mbani urinën, e kjo shprehi ua dëmton veshkat pasi rrit rrezikun e infeksioneve urinare.
Ushqimet dhe pijet e ëmbla
Konsumimi i tepërt i ushqimeve dhe pijeve të ëmbla mund të shpijë në zhvillim të tipit 2 të diabetit, i cili eventualisht shpie në dëmtim të enëve të gjakut dhe veshkave.


















