BallinaLajmeKëto janë zonat më të rrezikuara nga vërshimet në vend

Këto janë zonat më të rrezikuara nga vërshimet në vend

Të ngjajshme

Rama njofton punimet në një prej rrugëve kryesore të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vazhdimin...

“Ndaloni sulmet”/ Hamasi ka një thirrje për Iranin

Hamasi ka bërë një thirrje të papritur ndaj Iranit,...

Liverpooli mund të detyrohet ta shesë Wirtzin, thotë ish-lojtari i Premierligës

Liverpoolit i është thënë se mund të detyrohet ta...

Kurti mbledh kabinetin: Për dy ditë rresht zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka...

Ndërhyrje “horror” nga Jackson, ndëshkohet me karton të kuq

Ylli i Bayernit, Nicolas Jackson ka marrë vëmendje në...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar para pak minutash përmes një njoftimi në Facebook për reshje intensive dhe rrezik të mundshëm për vërshime në disa rajone të vendit.

Në njoftim thuhet se situata pritet të përkeqësohet nga mbrëmja e së shtunës.

“Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë hidrometeorologjike të ditëve të fundit, e cila ka sjellë reshje shiu dhe rrezik për vërshime në disa zona të vendit, aktualisht lumenjtë janë në rënie, por reshjet e shiut që parashikohet të bien gjatë orëve në vijim, veçanërisht në pjesën lindore (Pellgu i Moravës së Binçës), mund të rrisin përsëri prurjet e ujit nga zonat e larta malore, duke shkaktuar rritje të niveleve të lumenjve, si Lumin Morava e Binçës dhe dega e tij kryesore, Kriva Reka, të cilat mund të shkaktojnë vërshime”, thuhet në njoftim.

Situata do të ndikojë edhe në pjesë të tjera të vendit, sidomos në veri-lindje (Pellgu i Llapit), qendër (Pellgu i Sitnicës) dhe jug (Pellgu i Lepencit).

Sipas njoftimit, moti parashikohet të jetë potencialisht rrezikshëm.

“Fenomenet meteorologjike të parashikuara nuk janë të pazakonta, por rekomandohet kujdes i shtuar për ata që kanë plane për aktivitete të jashtme që mund të preken nga kushte të rrezikshme. Rekomandohet që të qëndroni të informuar për kushtet meteorologjike dhe të shmangni rreziqet që mund të parandalohen”, theksohet tutje në njoftim./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz