BallinaRegjionaleDrenasKëto janë vendimet nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit

Këto janë vendimet nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit

Të ngjajshme

Franko Foda ndjek nga afër ndeshjen e Superligës

Selektori i Kosovës, Franco Foda ka zbarkuar në vendin...

Edi Rama ia beson një detyrë të re Elisa Spiropalit

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen...

Nëse vazhdon rritja e çmimit të naftës, Edi Rama paralajmëron uljen e akcizës

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se...

Sylvinho: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund të shkojmë përpara

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26...

Të martën është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit ku për diskutim ishin për rend dite 8 pika. Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, KOFR-it dhe media.

Në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit, për rend dite ishin 8 pika, ndërsa kryetari Lladrovci ka propozuar edhe pikën e 9-të; propozim vendimin për shpallje të interesit të përgjithshëm publik të ngastrës nr.523-2 në sipërfaqe S=8.90.80ha në zonën kadastrale Zabel i Ulët për ndërtimin e fushës sintetike. Janë miratuar të gjitha pikat për diskutim dhe fillimisht ka kaluar pika e parë për rend dite, proces verbali i mbledhjes së datës 27.12.2017. Në pikën e dytë për rishqyrtimin e vendimit për zgjedhjen e Komitetit për Politikë e Financa me kërkesën e MAPL-së, janë propozuar dhe zgjedhur këta anëtar të kësaj trupe të Kuvendit;
1. Labinot Halilaj – kryesues i Komitetit
2. Gani Podrimqaku – anëtar nga Partia Demokratike e Kosovës
3. Blerina Gashi – anëtare nga Partia Demokratike e Kosovës
4. Burim Bujupi – anëtar nga Nisma Social Demokrate
5. Xhavit Drenori – anëtar nga Vizioni për Drenasin
6. Florentina Elezi – anëtare nga Lëvizja Vetëvendosje
7. Edolina Plakiqi – anëtare nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Pas diskutimeve ka kaluar edhe pika e tretë e rendit të ditës, propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të pronës se ish-kooperativës bujqësore të OP “Drenica” në Drenas.

Edhe pika e katërt e rendit të ditës e propozim vendimit për caktimin e komisionit për hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis ka kaluar me ndryshime, duke u plotësuar edhe me dy anëtar të Kuvendit.

Pika e pestë e rendit të ditës e propozim vendimit për hartimin e planit zhvillimor komunal dhe pika e gjashtë e propozim vendimit për fillimin e procedurave për hartimin e hartave zonale kanë kaluar të dyja.

Ndërsa për diskutim ne këtë mbledhje të rregullt të Kuvendit ishte edhe Raporti vjetor i buxhetit për vitin 2017 si pikë e shtatë e rendit të ditës.

Dy pikat e fundit për diskutim që ishin për propozim, janë votuar pas diskutimeve nga ana e anëtareve të Kuvendit. Propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm ne pjesën e ngastrës kadastrave nr.201 zona kadastrale në Komoran dhe ngastra kadastrave në Korroticë e Epërme nr.29 si dhe propozim vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të ngastrës nr.523-2 në sipërfaqe S=8.90.80 ha në zonën kadastrale në Zabel të Ulët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz