BallinaKëto janë vazot e shortit për Euro 2016 (FOTO)

Këto janë vazot e shortit për Euro 2016 (FOTO)

Të ngjajshme

Me plotësimin e 24 skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2016 Uefa zyrtarizoi dhe vazot e shortit që do të përcaktojë në 12 Dhjetor në Paris Grupet e fazës finale të Kampionatit Europian. Ashtu siç edhe ishte bërë e ditur ndarja në 4 vazo u bë në bazë të koeficientëve që kishin ekipet përfaqësuese në Tetor në mbyllje të fushatës dhe Shqipëria ndodhet në vazon e katërt.

Franca si skuadër mikpritëse merr pozicionin e parë në Grupin A dhe nuk do të përfshihet në short kështu që vazo e parë do të jetë me 5 skuadra, Grupi ku bëjnë pjesë Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia dhe Belgjika, të gjithë kundërshtarë të mundshëm për Shqipërinë, përcjell “Albeu.com”.

Shorti: Hidhet më 12 dhjetor në Paris, Francë. Do të jenë katër vazo me nga gjashtë ekipe secila. Në vazon e parë, bashkë me Spanjën, kampione e Europës në fuqi, do të jenë pesë ekipe të tjera, që quhen koka grupi. Në total, 24 ekipet do të ndahen në gjashtë grupe me nga katër ekipe. Kualifikohen për në 1/8-t e finaleve dy skuadrat e para dhe katër vendet e treta më të mira. Faza me grupe do të luhet më 10-22 qershor, 1/8-t e finaleve më 25-27 qershor, çerekfinalet më 30 qershor-3 korrik, gjysmëfinalet më 6-7 korrik dhe finalja më 10 korrik.

Image

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz