back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeKëto janë subjektet politike që mund t’i votoni me 6 tetor

Këto janë subjektet politike që mund t’i votoni me 6 tetor

Të ngjajshme

Lëndohet Dembele, ja sa do të mungojë jashtë fushës

Ousmane Dembele ka pësuar një lëndim serioz, në ndeshjen...

Sami Kurteshi s’dëshiron të shohë anëtarë të “Listës Serbe” nëpër këshilla të vendvotimeve

Përfaqësuesi i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami...

​Mbledhja e KQZ-së nis me debate nga Lista Serbe

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur mbledhjen e sotme...

Është përmbyllur në mesnatë afati ligjor për dorëzimin e kërkesave dhe listave të kandidatëve të subjekteve politike në KQZ, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit.

Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve nis sot (e shtunë) shqyrtimin e aplikacioneve të subjekteve politike që do të garojnë në zgjedhje. Vendimmarrja do të bëhet deri më 10 shtator, ka bërë të ditur, Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së.

Sipas tij listat e kandidatëve për deputetë do të publikohen pas procesit të certifikimit nga ana e KQZ-së.

Deri mbrëmë në mesnatë kur është mbyllur afati ligjor i dorëzimit të aplikacioneve, 25 subjekte politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje dhe i kanë dërguar listat e kandidatëvë për deputetë deri në mesnatë.

Sipas tij në mesin e tyre janë 20 parti politike, 4 koalicione dhe një kandidatë i pavarur.

“KQZ njofton se është përmbyllur afati për dorëzimin e listës së deputetëve për certifikim në zgjedhjet e 6 tetorit. Brenda afatit kohor kanë dorëzuar gjithsej 25 subjekte politike, 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 i pavarur”, tha ai.

Elezi tha se nuk ka iniciativa qytetare që kanë dorëzuar listën e tyre për certifikim. Ndryshe, shumica e partive të mëdha politike tashmë i kanë publikuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz