Këto janë pesë shtetet me më së shumti vdekje nga koronavirusi

Pesë shtetet me më së shumti vdekje nga COVID-19.
Pothuajse gjysma e vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në nivel botëror, përkatësisht mbi 1.1 milionë viktima, janë përqendruar në vetëm pesë vende. Kjo është ajo që raportohet nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.
Sot, Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar pragun e 450 mijë vdekjeve, me një rritje prej mbi 50 mijë viktima në vetëm dy javë.

Lexo edheLëkundje tërmeti në Greqi, ndihen deri në jug të Shqipërisë
Dhe me këtë numër, numri i përgjithshëm i vikt.imave në pesë vendet e para për numrin më të lartë të vdekjeve rritet në 1 103 734, pothuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të vdekjeve të regjistruara në botë që nga fillimi i pandemisë, që është 2 268 691.
Përveç SHBA-së, e cila ka 450 681 vdekje, katër vendet e tjera janë Brazili (227 563), Meksika (161240), India (154 703) dhe Mbretëria e Bashkuar (109 547).














