back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKëto janë kërkesat e Vetëvendosjes lidhur me Demarkacionin

Këto janë kërkesat e Vetëvendosjes lidhur me Demarkacionin

Të ngjajshme

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri sërish ka kërkuar nga kreu i Qeverisë që ta rishikojë marrëveshjen për Demarkacionin, ndërkohë që prezantoi hapat se si të veprohet në lidhje me marrëveshjen me Malin e Zi.

Ymeri në një konferencë për media tha se Komisioni shtetëror nuk e ka shënjuar kufizimin me Malin e Zi, por e ka krijuar një kufi të ri.

Lideri i VV-së, paraqiti disa hapa, konkretisht kërkesa lidhur me çështjen e demarkacionit.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet ta formoj një Komision gjithë partiak dhe t’i udhëzoj institucionet për arritjen e një marrëveshje me palën malazeze; Kryeministri duhet të kërkoj nga homologu i tij malazez që të rishikoj edhe njëherë marrëveshjen; Kryeministri përmes një letre zyrtare duhet të zotohet për shënjimin e kufirit me Malin e Zi; Të organizohet një konferencë shkencore ndërkombëtare; Çështja e kufirit ka nevojë për debat të hapur demokratik dhe të bëhet në mënyrë të drejt dhe të pranueshme dhe të ruaj integritetin e vendit”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu tha se përderisa marrëveshja mbetet e njëjtë edhe kundërshtimi i tyre do të jetë i njëjtë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz