back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeKëto janë detajet nga aktakuza ndaj veteranit të rrejshëm

Këto janë detajet nga aktakuza ndaj veteranit të rrejshëm

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

S.H. kishte arritur të mashtronte Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, konkretisht Departamentin për Familjarët e Dëshmorëve, të Invalidëve të Luftës dhe të Viktimave Civile, Zyra në Pejë, për t’u futur në listën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Ai kishte arritur t’i falsifikojë dokumentacionet që i nevojiteshin për të qenë pjesë e skemës pensionale dhe i veteranëve të luftës, të cilat më pastaj i kishte dorëzuar në Departamentin për Familjarët e Dëshmorëve, të Invalidëve të Luftës dhe të Viktimave Civile në Pejë, në mars të këtij viti.

Megjithatë, mashtrimi i S. H. nuk ka zgjatur shumë, pasi ai brenda 2 muajsh është hetuar dhe ndaj tij është ngritur aktakuzë për dy vepra penale: “Falsifikim i dokumentit zyrtar” nga Neni 398, par. 1 i KPRK-së dhe për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme” nga Neni 403, par. 1 i KPRK-së.

Aktakuza është ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 1 qershor të këtij viti, shkruan Zëri.

Ndryshe, thuajse nëpër të gjitha prokuroritë themelore të Kosovës janë duke u hetuar raste që ndërlidhen me fryrjen e listave të veteranëve.

Nga ana tjetër, para pak ditësh, një prokuror Special, që po hetonte “veteranët e rrejshëm”, ka dhënë dorëheqje. Më pas, i njëjti ka shpërthyer në akuza përmes Facebook-ut, ndaj kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Pas dorëheqjes se Elez Blakajt, lënda e veteranëve të rrejshëm të cilën ai nuk e çoi deri në fund, iu dha një prokurori tjetër special, shkruan Gazeta Express.

Elez Blakaj pretendon se ka ngritur një aktakuzë për veteranët e rrejshëm, por që ajo kurrë nuk u dërgua nga ai në gjykatë. E njëjta rrodhi vetëm në media.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz