Këtë vit vjen WhatsApp Pay

Ky lajm vjen pak javë pasi Facebook zbuloi zyrtarisht kriptomonedhën Libra e cila menaxhohet nga një organizatë e quajtur Libra Association dhe përmes një portofoli Calibra.
WhatsApp do të lançojë një sistem pagesash në fund të vitit duke filluar me Indinë. Sipas Business Today, filiali i Facebook është duke testuar platformën e re në Indi që prej vitit të kaluar.
Aplikacioni i komunikimit ka 400 milionë përdorues në Indi dhe 1.5 miliardë në mbarë botën. Ky lajm vjen pak javë pasi Facebook zbuloi zyrtarisht kriptomonedhën Libra e cila menaxhohet nga një organizatë e quajtur Libra Association dhe përmes një portofoli Calibra.

Lexo edhePërdoruesit e Samsungut po vihen në kurth në tërë botën: Bëni kujdes nëse ju vjen ky mesazh
Libra është zhvilluar për të blerë produkte, dërguar para ndërkombëtarisht dhe kryer donacione. Nëse vihet në jetë, WhatsApp Pay do ta bënte dërgimin e parave po aq të lehtë sa dërgimi i një mesazhi dhe kompania po synon ta sjellë ndërkombëtarisht.
Sipas Business Today, WhatsApp kishte thënë vitin e kaluar se ka zhvilluar një platformë pagesash sipas kritereve dhe politikave të Bankës Shtetërore Indiane. As WhatsApp e as Facebook nuk kanë komentuar lajmin. /PCWorld.al/














