back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeKëta janë tre zyrtarët e PAN-it që po kërkojnë të shkohet në...

Këta janë tre zyrtarët e PAN-it që po kërkojnë të shkohet në zgjedhje të parakohshme

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Përplasja e fundit mes zyrtarëve të AAK-së dhe NISMA-s shtuan zërat për një dërgim të vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Ishte fillimisht një deklaratë e deputetit të AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili tha ‘çarshia po flet për rikthimin e Fatmir Limajt në PDK’ – deklaratë e cila ngjalli shumë reagime.

Zyrtarët e Nismës, filluan kritikat karshi deputetit Nitaj, teksa flitej edhe për mundësinë që partia e Limajt ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Por, mesditën e djeshme ndodhi një takim mes kryeministrit Haradinaj dhe zv.kryeministrit Limaj, ku ky i pari para gazetarëve doli dhe demantoi raportimet për një thyerje të marrëdhënieve mes tyre. Haradinaj tha se koalicioni me Nismën është perfekt dhe se sipas tij, rrëzimin e qeverisë nuk e rrezikon partia e Limajt.

Mirëpo duket se nuk janë gjërat kështu edhe në teren.

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, ka vlerësuar se ka ardhur momenti që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Një e vërtetë është se ka ardhur koha që mazhoranca të mendojë për shkuarje në zgjedhje dhe të mendojë për institucione e shtet, jo vetëm për pushtet. Mosfunksionimi i Kuvendit është shqetësues, rrjedhimisht edhe i Qeverisë”, ka deklaruar ai dje.

Duke mos saktësuar nëse do ta votojë mocionin në rast se ngrihet nga opozita, Berisha ka thënë se partitë duhet të ulen të diskutojnë dhe të merren vesh për shkuarje në zgjedhje.

Ditë më parë edhe deputeti i pavarur që është në kuadër të Grupit Parlamentar të Nismës, Milaim Zeka, ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Ndërkohë, teksa ka pohuar se duhet të ketë zgjedhje të reja, anëtari i PDK-së Qemajl Mustafa, i cili ka qenë kryetar i Komunës së Gjilanit, ka thënë se partitë politike duhet të merren vesh për datën e zgjedhjeve.

“Kam thënë shumë qartë që do të ishte mirë sikur subjektet politike të Kosovës ta krijonin një konsensus rreth përfundimit të këtij mandati dhe zgjedhjeve të ardhshme”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Opozita e tanishme i posedon 58 vota për rrëzimin e qeverisë Haradinaj dhe po i nevojiten vetëm edhe tri vota për ta bërë një gjë të tillë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz