Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Drenasit.
Në zgjedhjet e së dielës, fitues për kryetar të kësaj komune doli Ramiz Lladrovci nga “PËR DRENASIN KAMPION”, raporton IndeksOnline.
Sa i përket garës për Kuvendin Komunal të Drenasit, kandidatët më të votuar janë: Laureta Thaqi me 9 mijë e 827 vota e cila ishte bartëse e listës, e pasuar nga Ekrem Elshani me 870 vota, Burim Bujupi me 760 vota, Naim Gjeli me 581 vota dhe Selman Qallapeku me 488 vota.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, me i votuari ka dal Driton Ajazi me 8 mije e 396 vota, i cili ishte edhe bartës i listës, i ndjekur nga Arigon Sinani me 573 vota, Jahir Hajdari me 501 vota, Mërgim Pirraku me 406 vota dhe Zeqir Hasi me 404 vota.

Lëvizja Vetëvendosje është renditur e treta si partia me e votuar në Drenas. Egzona Tërdevci si bartëse e listës ka fituar 1 mijë e 749 vota, e ndjekur nga XHavit Drenori me 199 vota, Filloreta Bujupi me 168 vota, Fortesa Gruda me 98 vota dhe Rrustem Bublaku me 181 vota. /IndeksOnline/
