back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeKëta janë mjeket zviceranë që kanë kryer ekspertizën për Astrit Deharin

Këta janë mjeket zviceranë që kanë kryer ekspertizën për Astrit Deharin

Të ngjajshme

Arrestohet pronari i një barnatoreje në Prishtinë, i dha ryshfet inspektorit farmaceutik

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për...

Kjo është kombëtarja e radhës që siguron biletën për në Botëror

Një kombëtare tjetër ka arritur të sigurojë kualifikimin për...

Pagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta

Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të...

Trump urdhëron kthimin e Departamentit të Mbrojtjes në atë të Luftës së ShBA-së

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, nënshkroi të premten një...

Dje në hyrje të Prokurorisë Themelore në Prizren, Avni Dehari pasi kishte marrë të përkthyer ekspertizën zvicerane për rastin e vdekjes së djalit të tij, kishte thënë se konkluzionet e atij raporti thonë që “Astrit Dehari është vrarë”, shkruan Gazeta Express.

Avni Dehari kishte falënderuar Institutin zviceran dhe mjekët që e kishin kryer ekspertizën e rastit të vdekjes së djalit të tij në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Por kush janë mjekët të cilët e kanë kryer ekspertizën e një prej vdekjeve më të mistershme në Kosovën e pasluftës.

Në fund të raportit shkruhen 4 emrat e mjekëve të cilët e kanë kryer këtë ekspertizë, në të cilën sipas përkthimit i cili është pranuar dhe prezantuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, thuhet që mundësitë që Astrit Dehari të ketë kryer vetëvrasjes janë shumë të vogla dhe se duhet të niset një hetim i ri, duke lënë kështu të hapura dyshimet se ai mund të jetë vrarë, pasi që thuhet të merret parasysh edhe përfshirja e një pale të tretë.

Por kush janë katër mjekët që kanë kryer raportin:

  1. Prof .Silke Grabherr, Drejtoreshë, Qendra Universitare për Mjekësi Ligjore, Luzanë, Gjenevë.
  2. Vincent Castella, Spitali Universitar i Luzanës, CHUV, Qendra Universitare për Mjekësi Ligjore
  3. Tony Fracasso, Spitali Universitar i Gjenevës, HUG, Qendra Universitare për Mjekësi Ligjore
  4. Christian Gehrig , MSc, Qendra Universitare për Mjekësi Ligjore në Gjenevë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz