Këta janë emrat e drejtorëve të rinj të disa shkollave të Drenasit (Dokument)
BILLI
Lexo edheNë Drenas, PDK-së kjo i ndodhi për herë të parë!
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Drenasit, ka emëruar tre drejtor të rinj të shkollave.
Sahadete Nishori është emëruar drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Abedin Bujupi” në Arllat.
Emin Isufi, drejtor në SHFMU “Luigj Gurakuqi” në Sankoc, ndërsa Lulzim Nika është përzgjedhur drejtor i Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas.

Lexo edheNë Drenas, PDK-së kjo i ndodhi për herë të parë!
Sipas shpalljes së nënshkruar nga drejtori i arsimi Tafil Halilaj, drejtorët e përzgjedhur do të fillojnë punën me 3 nëntor të këtij viti.
Afati i ankesës për të pakënaqurit është në afatin prej tetë ditëve, drejtuar Komisionit për ankesa dhe parashtresa në Komunën e Drenasit, prej datës së shpalljes publike.