BallinaLajmeKëta janë emrat e Bordit të ri të Telekomit të Kosovës

Këta janë emrat e Bordit të ri të Telekomit të Kosovës

Të ngjajshme

Shqipëriaaaaaaaaaaaaaaa, Hoxha “hesht” Varshavën

Shqipëria ka shënuar golin e epërsisë ndaj Polonisë. Është Arbër...

Fillojnë dy ndeshjet historike: Forca Kosova, forca Shqipëria!

Dy ndeshjet historike të kombëtareve shqiptare, asaj të Kosovës...

Frank Bowling: Rruga drejt lirisë përmes abstraksionit

Ekspozita “Seeking the Sublime” hedh dritë mbi rrugëtimin artistik...

Mehmet Berisha si kryesues, Kushtrim Krasniqi, Teki Shala dhe Blerim Shehu si anëtar, janë emëruar në Bordin e përkohshëm të Telekomit të Kosovës, nga Qeveria e Kosovës.

Sot Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 16’të, e cila u zhvillua në mënyrë elektronike.

Aty është miratuar vendimi për emërimin e Bordit të përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës Sh. A”, i cili do të përbëhet nga: Mehmet Berisha,kryesues; Kushtrim Krasniqi, anëtar; Teki Shala, anëtar; Blerim Shehu, anëtar.

”Emërimi i këtij bordi është bërë në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike dhe pas dorëheqjes së Bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje. Ky bord i përkohshëm do të shërbejë në cilësi të Bordit të drejtorëve derisa të zgjedhet Bordi i përhershëm”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz