BallinaRegjionaleDrenasKëta janë dy drenicasit që dyshohen se vodhën qindra metra kabllo të...

Këta janë dy drenicasit që dyshohen se vodhën qindra metra kabllo të Telekomit

Nën dyshimin se vodhën qindra metra kabllo telefonike tokësore nga Telekomi i Kosovës, prokuroria themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për L. Makolli dhe B. Makolli nga Cikatova e Vjetër e Drenasit.

Në lidhje me rastin në fjalë Insajderi ka siguruar dosjen e Prokurorisë në të cilën thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se personat e lartëcekur kanë shkaktuar një dëm prej 18,567.84 eurosh.
Ata dyshohet se vodhën 230 metra kabllo telefonike tokësore (500x4x0.4), Kabllo telefonike tokësore 170 metra (250×40.6), kabllo telefonike tokësore 100 metra 300x4x0.6).

“Ekziston dyshim i arsyeshëm se me datën me datë 13.05.2022 dhe 16.05.2022, rreth orës 12:00, në depo të PTK-Fushë Kosovë në Aziz Abrashi, ku kanë depërtuar brenda rrethojës se depos (depo e jashtme), dhe kanë arritur te vjedhin 230 metra kabllo telefonike tokësore (500x4x0.4), Kabllo telefonike tokësore 170 metra (250×40.6), kabllo telefonike tokësore 100 metra 300x4x0.6), me çka te dëmtuarës Vala-Telekomi i Kosovës i kanë shkaktuar dem material ne vlere18,567.84euro”, thuhet në dokumentin e prokurorisë të cilin e ka siguruar Insajderi.

Sipas dokumentit të prokurorisë, se a janë kryer veprat në fjalë, është dëshmuar nga gjendja e përshkruar, nga deklaratat e të dëmtuarve, nga deklaratat e dëshmitarëve dhe nga provat materiale që janë siguruar.

Ndër të tjera, në dokument thuhet se ekziston rreziku i arratisjes së të pandehurve për shkak të veprës penale , pasi duan ti shmangen kësaj përgjegjësie.

“Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji është e arsyetuar dhe e mbështetur në ligjin e aplikueshëm”, thuhet në dokument.