Sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Vushtrri, ku janë zgjedhur Kryetari i degës, Këshilli Drejtues dhe 25 delegatë që do të përfaqsojnë këtë degë në Konventën Qëndrore.
Në një dokument të siguruar nga ana e redaksisë sonë shihen votat e anëtarëve për Këshill Drejtues, ku më i votuari del të jetë Shpëtim Zhegrova.
Listës i prijnë Ferit Idrizi, Bujar Pllana, Vlora Krasniqi, Melihate Basholli, Fadil Hyseni, Bajram Beqiri, Naile Dragashi, Safet Idrizi dhe Ilmi Azemi që bëjnë pjesë në dhjetëshen e parë më të votuar, për të vijuar me të tjerë pastaj në listë.
Siç do të shihni edhe në dokumentin në vijim, kjo është edhe dhjetëshja më e votuar për Këshillin Drejtues të Degës së PDK-së në Vushtrri.

