back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeKëta janë 20 këshilltarët e Albin Kurtit, kaq paguhen

Këta janë 20 këshilltarët e Albin Kurtit, kaq paguhen

Të ngjajshme

Nis hetimi i dy vdekjeve në Pejë

Policia ka nisur hetimin e dy rasteve të ndryshme...

I mituri kapet në ngasje të veturës, policia në Obiliq i gjobit babain

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga njësitet...

Rikthehet Liga e Kampionëve, këto janë ndeshjet e para që do të zhvillohen

Sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, ku pritet...

Kabineti i Kryeministrit Albin Kurti ka në përbërje 20 këshilltarë politik, ku dy prej tyre janë pro-bono, që nuk paguhen nga buxheti i shtetit. Më poshtë gjeni emrat e tyre dhe pagat.

Luan Dalipi është Shef i Stafit të Kryeministrit, por mbanë edhe pozitën e këshilltarit politik. Paga e shefit të stafit është 1 mijë e 321 euro, derisa e këshilltarit të lartë politik është 720 euro.

Qeveria e Kosovës i ka edhe dy zëdhënës, Përparim Kryeziun dhe Rozafa Kelmendin. Kryeziu dhe Berisha janë edhe këshilltarë politik në Zyrën e Kryeministrit.

Paga e këshilltarëve politik në ZKM është 600 euro.

Këto të dhëna janë siguruar nga Kallxo.com, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike.

Shenaj Shala është këshilltare politike dhe përgjegjëse për protokoll në ZKM. Këshilltarë politikë janë edhe Jeton Zulfaj, Fëllanza Podrimja, Merdzan Osmani, Edison Beciri, Egzonit Jakupi, Lulëzon Jagxhiu.

Valbonë Mehmeti është këshilltare politike për media, derisa Riat Nuredini mban pozitën e këshilltarit politik për siguri.

Valë Gjonbalaj-Azemi, është zyrtare e lartë ekzekutive, Arta Berisha zyrtare e lartë administrative, Patrik Domi fotograf, Ismail Hakki Ustaibo mban pozitën e zyrtarit të lartë të protokollit dhe Liman Hoti është zyrtar i sigurimit dhe vozitës.

Ndërkaq, këshilltarë të jashtëm politik të kryeministrit Kurti janë Erzen Vraniqi dhe Tienmu Ma, këshilltar i jashtëm politik. Vraniqi dhe Ma nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Ndërkohë, Ibrahim Makolli është kryetar i delegacionit për bisedime për çështjen e personave të zhdukur (vazhdon nga 2016, emëruar me vendim të Qeverisë).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz