BallinaLajmeKëta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset,...

Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputet.

Deri të premten, janë numëruar gjithsej 872 vendvotime nga 2 mijë e 533.

Derisa ka kohë që rezultatet e këtij numërimi të bëhen publike, Nacionale ka mësuar se janë 17 persona brenda Partisë Demokratike të Kosovës që veçse e kanë siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës.

Burime të gazetës kanë bërë me dije se sipas votave të marra në shumicën e vendvotimeve ku ato janë numëruar, ulëset i kanë siguruar Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Enver Hoxhaj, Jakup Nura, Përparim Gruda, Elmi Reçica, Petrit Hajdari, Ferat Shala, Abelard Tahiri, Mergim Lushtaku dhe Rrahman Rama.

Megjithatë, votat e nevojshme mund t’i marrin edhe Altin Krasniqi, Fadil Demaku, Kujtim Gashi, Artan Behrami, Nait Hasani, Ragip Xhaka, Isak Neziri apo Xhevahir Geci.

Ulëset, i kanë siguruar edhe Vlora Çitaku, Sala Jashari, Ganimete Musliu, Blerta Deliu dhe Ariana Musliu-Shoshi.

Në garë, ende janë Eliza Hoxha, Kosovare Murseli, Valdete Idrizi, Arbnora Salihu dhe Kristina Gashi Bytyçi.

 

- Advertisement -