BallinaLajmeKëta janë 12 kandidatët e LDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend...

Këta janë 12 kandidatët e LDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend (Lista)

Të ngjajshme

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Lidhja Demokrate e Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit, pa u numëruar ende votat e ardhura me postë, ka marrë 13% të votave, prej të cilave ka siguruar 15 ndenjëse në Kuvend.

IndeksOnline ka siguruar emrat e 12 deputetëve të LDK-së që kanë siguruar vende në Kuvendin e Kosovës.

Në krye të listës (pa votat e diaspores) është Avdullah Hoti, pastaj Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj, Marigona Geci, Agim Veliu, Anton Quni, Vlora Dumoshi, Ekrem Hyseni, Arben Gashi e Besian Mustafa.

Ndërsa dy femrat e tjera që do të futën në Kuvend nga LDK-ja ende nuk dihet.

Ndërkohë Visar Hoti, Driton Selmanaj dhe Shkumbin Gashi janë garë për të hyrë po ashtu në Kuvend, e për ta përmbyllur numrin prej 15 deputetëve.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u proceduar me futjen e të dhënave nga formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve, të cilat janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e këshillave të vendvotimit në ditën e zgjedhjeve pas numërimit të fletëvotimeve.

Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës mori 103.507 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, apo 13,08% duke u renditur si subjekti i tretë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz