back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaRegjionaleKështu u arrestua në veturën e drogës hetuesi i policisë Shemsedin G....

Kështu u arrestua në veturën e drogës hetuesi i policisë Shemsedin G. në veri të Mitrovicës

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Me një veturë Golf pjesëtari i Policisë së Kosovës Shemsedin G. hetues në krimet rajonale të Mitrovicës dhe mjeku i dhëmbëve Valon M. ia kanë mësyrë veriut të vendit për të transportuar drogën e llojit marihuanë.

Droga e cila bartej me makinën private në të cilën ishte hetuesi Shemsedin G. është ndaluar në veriun e Mitrovicës në një aksion të koordinuar.

KALLXO.com mëson se në aksion e organizuar nga IPK dhe Drejtoria e Drogave policët ranë në pritë në Lagjen e Boshnjakëve ndërsa në makinën e tyre u zbuluan mbi 7 kilogramë drogë.

Destinimi i drogës ende nuk është i qartë por siç mëson KALLXO.com policia beson se destinacioni ishte Veriu i Mitrovicës. Grupi prej dy personash sipas burimeve brenda policisë me vehte përpos drogës kishin edhe një revole të tipit TT të cilën e barte pasagjeri.

“Jemi duke hetuar se ku është blerë droga dhe ku ka qenë destinimi” ka thënë një hetues për KALLXO.com

KALLXO.com më herët konfirmoi arrestimin e zyrtarit policor dhe personit tjetër. Rasti u konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Mitrovicës Besim Hoti.

Ndryshe ky është skandali i dytë brenda këtij viti ku zyrtarë policor të rajonit të Mitrovicës arrestohen. Nexhip Gashi një eprorë tjetër i këtij rajoni ishte arrestuar për transport të armëve nga Shqipëria.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz