BallinaLajmeKështu përgjigjen tifozët kroatë ndaj tankut serb

Kështu përgjigjen tifozët kroatë ndaj tankut serb

Të ngjajshme

Lëndohet Dembele, largohet shpejt në dhomat e zhveshjes

Skuadra e PSG-së është duke luajtur ndeshjen ndaj rivalit,...

Alban Lumi në “Favorit” e jep lajmin ekskluziv për Ligën e Parë

Analisti i emisioni sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqedonci: Hap historik për sigurinë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Arrestohet një 23 vjeçar në Skenderaj, iu gjet në makinë marihuanë

Policia e Kosovës në Skenderaj, sot rreth orës 18:30...

Të ndier të ofenduar nga veprimi i tifozëve të Crvena Zvezdës të cilët e parkuan një tank pranë stadiumit të tyre në Beograd, përkrahësit e Dinamo Zagrebit janë përgjigjur duke e parkuar një traktor të tipit Ferguson pranë stadiumit të vet në Zagreb, tranasmeton Gazeta Metro.

Tifozët e Crvena Zvezdës shkaktuan polemika duke e vendosur një tank ushtarak pranë stadiumit të tyre, para ndeshjes së kthimit në play-off të Ligës së Kampionëve kundër klubit zviceran, Young Boys.

Tanku, i llojit T-55 i blerë nga depoja ushtarake, është parkuar pranë stadiumit si “atraksion”, sipas klubit serb, Zvezdës.

Megjithatë, ky vendim i ka ndarë tifozët dhe ka nxitur reagime të ashpra nga shteti fqinj, Kroacia, i cili e ka vlerësuar vendosjen e tankun aty si simbol të sulmit të forcave serbe në qytetin Vukovar në fillim të Luftës Kroate për Pavarësi në vitet 1990-ta.

Gazeta e përditshme sportive e Kroacisë “Sportske Novosti” e ka kritikuar veprimin e Zvezdës duke e quajtur “provokim morbid nga Beogradi”. “Ata duan të luajnë në Ligën e Kampionëve duke e festuar njërin prej krimeve më të rënda”, shkruan gazeta kroate.

Tani, tifozët e Dinamo Zagrebit e kanë vendosur një Ferguson pranë stadiumit Maksimir./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz