back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKështu janë bërë gati qendrat e votimit për zgjedhjet e së dielës

Kështu janë bërë gati qendrat e votimit për zgjedhjet e së dielës

Të ngjajshme

Zhduket një vajzë nga Gjakova

Një femër raportohet të jetë zhdukur në Gjakovë. Ankuesi mashkull...

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Deçan

Një rast i dhunimit të një gruaje u raportua...

Në Prishtinë djali rrah babanë, përfundon në Polici

Policia ka pranuar raport se pas një mosmarrëveshjeje familjare,...

Rreth 1 milionë e 900 mijë kosovarë, të dielën nga ora 7 e mëngjesit, pritet të drejtohen në qendrat e votimit në gjithë territorin e Kosovës.

Në hyrje të Fakultetit Filologjik në Prishtinë, janë vendosur shenjat treguese të sallave.

Në qendrën e dytë më të madhe në Kosovë, në çdo hyrje të sallave, shihen edhe ndalesat se çfarë nuk i lejohet një votuesi.

Por pavarësisht kësaj, këtu duket që ende nuk është sjell i gjithë materiali i nevojshëm.

Materiali sensitiv do të sillet të dielën herët në mëngjes.

Krejt çfarë i mbetet votuesit kosovar të dielën është ndjekja e këtyre udhëzimeve të vendosura.

Ndërsa bindjen e tyre politike, do ta vendosin brenda këtyre kutive.Brenda klasave, shihen edhe lista me emrat e gjithë kandidatëve të subjekteve politike në vend.

Ndërkohë, të gatshëm për votim, duken që janë edhe qytetarët e Prishtinës.

E të njëjtën gjë, e thonë edhe në Këshillin Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, Policia e Kosovës, ka bërë me dije që ka bërë të gjitha planifikimet e nevojshme operacionale, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Për angazhim maksimal gjatë të dielës janë zotuar edhe nga KEDS.

Të Fundit

Sport

ShowBiz